Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje do të duhej që të kërkonte vota për disa serbë në Kosovë, në mënyrë që të njëjtin të bëhen pjesë e Kuvendit e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se me veprimet e fundit të Listës Serbe, kjo parti ka dëshmuar që ka potencial dhe që është më stabile se VV’ja, derisa po komentonte ndikimin e Listës Serbe në totalin e votave në zgjedhjet e fundit.
“Çka po dëshmon kjo që ka ndodh është që Lista Serbe është me potencial dhe është parti më e fortë e më stabile sesa VV’ja me 400 mijë votues. Albin Kurti nuk është i zoti me i komandu 4 mijë vota ata janë në gjendje me i komandu deri në 15 mijë vota, ai nuk e ka pasur kurajën që tu thotë aktivisteve që po na duhet ky Rashiqi a dikush në Kuvend dhe se votën mos na e qit neve po tjetër kujt”, ka thënë Spahiu.
Sipas tij dhëna e 4 mijë votave nga VV’ja për partinë e Rrashiqit apo të ndonjë serbi tjetër nuk do të thoshte asgjë për partinë e Kurtit.
“Rreziku nuk është që nuk është pa. unë po them për Albinin sepse partitë e tjera nuk kanë pasur vota për vete e le më me i dhënë dikujt. 4 mijë e 10 mijë vota për të nuk kanë qenë asgjë si me I gju në tokë”, ka thënë më tutje ai. /Express/