Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, ka folur për raportet e vendit me Amerikën ndër vite.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova ka qenë një “bebe” e ShBA-së, dhe se tani ka filluar të ec.
“Pas krijimit të shtetit të Kosovës që u ndihmua me aq zemërgjerësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha aspektet si ushtarak, ekonomike, politike dhe juridike për shkak të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për shkak të disa raporteve shumë të ngushta midis dy vendeve”.
“Në një farë forme kemi qenë ‘baby’ i Amerikës siç e quanin në një kohë dhe kishim mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë. Tani kemi filluar të ecim, por duke marrë thu në ecjen tonë”, ka thënë Spahiu. /Klankosova.tv