Analisti Nexhmendin Spahiu tha se Kosova mund të bëhet “përshesh” nga një luftë e re.
“Prej neve varet a po organizojmë ndonjë mbrojtje pak më të mirë apo po i lojmë me na ba llom derisa të merr bota nasihat, edhe të thojnë hajde se i mbytën dhe po i mëshojmë Beogradit”, tha Spahiu në Pressing, transmeton Express.
Këtu, ndërhyri analisti Ilir Mirena, duke e pyetur Spahiun “e ku po mbetë NATO?”.
“NATO nuk ikë, po kur t’na bajnë neve përshesh, ata nëse kanë njet me i mëshu, nuk i mëshojnë menjëherë. Presim nihere qa po bajmë na. NATO rrin këtu, se nuk shpërthen lufta menihere. Për mi mëshu edhe njëherë Beogradit duhet me përgatit opinionin”, tha tutje Spahiu.
Sipas tij, “nëse ndodh skenari i luftës, Beogradi bombardohet”.