Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole, e bën një gafë, kërkon falje menjëherë - Gazeta Express
string(80) "spahiu-duke-kerkuar-nje-skandal-me-simbole-e-ben-nje-gafe-kerkon-falje-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2022 16:18

Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole, e bën një gafë, kërkon falje menjëherë

Lajme

Gazeta Express

17/05/2022 16:18

Analisti Nexhmedin Spahiu e ka ngatërruar udheheqesin e zyrës së sekretarit për bashkepunim në Shqiperi me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një fotografi me një zyrtar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa Nexhmedin Spahiu ka nxituar t’i kapet për flamurin kuq e zi në sfond, shkruan Express.

“Ministër a paske takuar ndonjë kryetar komune të Shqipërisë a? Çfarë është ky disrespekt I ligjit për simbolet? Nëse nuk mundesh me I deturu kryetarët e komunave me e respektu ligjin, më e pakta që mundesh me ba është të mos fotografohesh me ta”, i shkroi Spahiu.

Krasniqi replikoi duke i treguar se në foto nuk është ndonjë kryetar komune në Kosovë.

“I nderuar Nexhmedin, kjo foto është bërë në një zyre në Kryeministrin e Shqipërisë me udhëheqësin e zyrës së sekretariatit të bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri”.

“Elbert Krasniqi kërkoj falje. Mendova se ishte Shpejtim Bulliqi”, ia ktheu Spahiu.

Nexhmedin Spahiu është shumë i vëmendshëm në respektimin e ligjit për simbole nga ana e pushtetarëve të rinj. Ai thekson vazhdimisht se në zyrat e institucioneve të vendit duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës.