SpaceX ka lëshuar në hapësirë 22 satelitë Starlink
AutoTech
Gazeta Express
08/12/2023 21:39
SpaceX ka nisur me sukses të premten një
grup prej 22 satelitësh Starlink për në hapësirë.
Raketa Falcon 9 u nis gjatë ditës së sotme nga
Kalifornia, duke realizuar kështu misionin e 91-të orbital të kompanisë së
pronarit Elon Musk.
Ndërkohë, sateliti përforcues i fazës së parë,
i cili kreu fluturimin e 13-të, tashmë është kthyer në Tokë, raporton
space.com.
Rreth një orë para nisjes, SpaceX ka njoftuar
se “të gjitha sistemet po duken mirë” dhe se moti ishte 70 për qind i
përshtatshëm për lansim.
Ky mision ka për synim të shtojë rreth dy
duzina satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës, ku ata do të bashkohen me
më shumë se 5000 satelitë të tjerë të Starlink.
Ndryshe, Starlink ofron internet me shpejtësi
të lartë në mbarë botën.
Kjo nisje vjen pak më shumë se 24 orë pasi
SpaceX lëshoi 23 satelitë të tjerë Starlink nga Florida, SHBA.