Southamptoni barazon me Brightonin, shkëlqen Broja - Gazeta Express
string(49) "southamptoni-barazon-me-brightonin-shkelqen-broja"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2021 18:14

Southamptoni barazon me Brightonin, shkëlqen Broja

Futboll

Gazeta Express

04/12/2021 18:14

Southampton ka barazuar ndaj Brighton me rezultat 1:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Goli i parë u shënua në minutën e 29-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ishte sulmuesi shqiptar, Armando Broja i cili pranoi një top nga Redmond, kaloi me shumë klas mbrojtësin mysafir dhe me qetësi të plotë realizoi golin e epërsisë.

Ky ishte goli i tretë i Brojës për Southamptonin në Premierligë këtë sezon.

Goli i barazimit erdhi në fund të ndeshjes. Ishte Maupay që realizoi në minutën 90+8.

Kështu, Southampton me këtë pikë mbetet në vendin e 14-të me 16 pikë, katër më pak se Brighton i cili gjendet në vendin e nëntë. /Gazeta Express/