Sot zgjidhet kryebashkiaku i ri në Kukës, pjesëmarrje e ulët në votime - Gazeta Express
string(51) "sot-zgjedhjet-ne-kukes-pjesemarrje-e-ulet-ne-proces"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2023 12:02

Sot zgjidhet kryebashkiaku i ri në Kukës, pjesëmarrje e ulët në votime

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2023 12:02

Sot, qytetarët e Kukësit u jjanë drejtuar sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Në këtë proces zgjedhor, siç njoftoi policia e Kukësit, janë të angazhuar 99 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 74 qendrat e votimit dhe në vendnumërimin e votave prane KZAZ-së nr. 11 Kukës.

Procesi nisi pa vonesa dhe probleme por deri në orët e para të paradites, duke iu referuar të dhënave të KQZ, është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime.

Në garë për drejtimin e Bashkisë janë Albert Halilaj nga PS dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kujtojmë se Kukësi  po voton pasi video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit 2023 ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Safet Gjici akuzohet se gjatë kohës që ka qenë ish kryebashkiak i Kukësit favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.