Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët për një të diel të qetë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në votimet e sotme për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë.”
Sot, mbi 335 mijë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, ndërsa procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.