Në pesë bashki të vendit – Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë – po zhvillohen sot zgjedhjet e pjesshme vendore, ku 334.539 qytetarë zgjedhin kryebashkiakët e rinj mes 13 kandidatëve.
Procesi i votimit, që nisi në orën 07:00, po vijon përgjithësisht normalisht, me disa vonesa në disa qendra për shkak të komisionerëve të PD dhe probleme të përkohshme me pajisjet e identifikimit elektronik në Vlorë e Cërrik. Deri në orën 09:00 kishin votuar 4.444 zgjedhës, ose 2.37% e totalit.Në Tepelenë po testohet për herë të parë përdorimi i inteligjencës artificiale në numërimin e votave, me publikim online të rezultateve.Fushata kaloi pa mitingje të mëdha, ndërsa Rama dhe Berisha nuk morën pjesë në asnjë aktivitet elektoral. Kryebashkiakët që do të zgjidhen sot do të kenë mandat deri në pranverën e vitit 2027.