Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar - Gazeta Express
string(102) "sot-zbardhen-rezultatet-e-kontrolleve-ne-sektorin-e-qumeshtit-auv-dhe-mbpzhr-dalin-me-raportin-zyrtar1"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 9:31

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 9:31

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbajë një konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e kontrolleve zyrtare të realizuara në sektorin e qumështit.

Sipas njoftimit të këtij dikasteri në faqen zyrtare në Facebook, bëhet e ditur se konferenca do të nisë me fillim nga ora 10:00, dhe se do të mbahet në objektin e AUV-it.

“Gjatë konferencës do të prezantohen gjetjet e raportit përfundimtar dhe masat që do të ndërmerren në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe forcimit të sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

Ndonëse njoftimi është i përgjithshëm, sektori i qumështit në Kosovë është përballur javët e fundit me vëmendje të shtuar pas dyshimeve lidhur me cilësinë dhe deklarimin e disa produkteve të qumështit në treg.

Në qendër të debatit ka qenë kompania Vita, pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka zhvilluar kontrolle zyrtare dhe analiza laboratorike për të verifikuar përputhshmërinë e produkteve me legjislacionin në fuqi.

Rasti ka nxitur reagime të shumta.

Nga qumështorja “Vita” kanë deklaruar se produktet e saj janë në përputhje me standardet dhe ka kërkuar vazhdimisht publikimin e rezultateve të analizave laboratorike, duke argumentuar se transparenca është në interes të konsumatorëve dhe të prodhuesve. Kompania ka shprehur shqetësimin se vonesat në publikimin e rezultateve po ndikojnë negativisht në reputacionin e saj dhe në besimin e konsumatorëve.

Në anën tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se rezultatet zyrtare nuk mund të publikohen para përfundimit të të gjitha procedurave laboratorike dhe administrative, duke theksuar se kontrollet janë pjesë e mbikëqyrjes së rregullt për garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement