Sot vendoset se kush do të jetë kandidati i LDK'së për Kryetar të Podujevës - Gazeta Express
string(74) "sot-vendoset-se-kush-do-te-jete-kandidati-i-ldkse-per-kryetar-te-podujeves"

Sot vendoset se kush do të jetë kandidati i LDK’së për Kryetar të Podujevës

Gazeta Express

15/02/2020 6:53

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të vendos se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Podujevës. raporton Express.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Lexo Edhe:

Rudari i ka thënë Gazetës Express se sot do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër (të shtunën) kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari për Express.

Por, Express merr vesh se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020./Gazeta Express