Sot do të varroset 35 vjeçari Rrahim Latifi, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje në Ujman.
Ceremonia mortore për mërgimtarin nga Suedia do të mbahet me fillim nga ora 16:44 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
35 vjeçari humbi jetën pasi kishte kërcyer nga Ura e Ujmanit, ditën e diele.
Pas gati tri ditë kërkimesh, trupi i pajetë i tij u gjet dje në Ujman me bashkëpunim të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe KFOR-it.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...