Sot varroset Bajram Qerkini, njeriu që nuk u ndal kurrë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur - Gazeta Express
string(117) "sot-varroset-bajram-qerkini-njeriu-qe-nuk-u-ndal-kurre-ne-kerkim-te-se-vertetes-dhe-drejtesise-per-personat-e-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 7:47

Sot varroset Bajram Qerkini, njeriu që nuk u ndal kurrë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 7:47

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë bërë të ditur familjarët.

Lajmi i trishtë për vdekjen e tij u bë i ditur dje.

Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.

Qerkini kërkoi për 25 vjet një përgjigje për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës, Reshatin, por nuk e mori një të tillë. Ai është shndërruar në një simbol të familjeve të të pagjeturve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement