Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili u privua nga jeta mbrëmë nga vëllai i tij, në fshatin Bokshiq të Klinës.
Kjo u bë e ditur nga fshati Bokshiq, ku thuhet se varrimi bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit.
Lidhur me rastin policia tha:
VRASJE E RËNDË /Bokshiq, Klinë/ 21.03.2026-15:00. Viktima mashkull kosovar me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima duke mos i përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.