Sot varrosen dy vëllezërit nga Deçani që vdiqën në Gjermani - Gazeta Express
string(59) "sot-varrosen-dy-vellezerit-nga-decani-qe-vdiqen-ne-gjermani"

Sot varrosen dy vëllezërit nga Deçani që vdiqën në Gjermani

Gazeta Express

16/10/2020 7:09

Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook.

Lexo Edhe:

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike”, ka shkruar ai.

Gazeta Express dje gjatë ditës ka qëndruar në Decan. Rrëfimin për rastin mund ta lexoni në LINK.