Sot tre muaj nga fillimi i luftës, zhvillimet e fundit nga Ukraina - Gazeta Express
string(65) "sot-tre-muaj-nga-fillimi-i-luftes-zhvillimet-e-fundit-nga-ukraina"

Sot tre muaj nga fillimi i luftës, zhvillimet e fundit nga Ukraina

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:27

Sot bëhen tre muaj që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Nga zhvillimet e fundit atje, Rusia po përpiqet që të marrë kontrollin mbi dy qytete në Luhansk. Marrja e Severodontesk dhe Lysychansk, ku përshkon lumi, do të nënkuptonte se Rusia është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e saj në tërë regjionin e Luhansk.

Lexo Edhe:

Dy zyrtarë të lartë rusë kanë sinjalizuar se Moska është e përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë.

Kampanja ushtarake ruse në Ukrainës është në fazën e saj më aktive, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Lideri i Hungarisë, Victor Orban ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të luftës në Ukrainë, duke thënë se vendi i tij duhet të qëndrojë larg konfliktit.