Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje - Gazeta Express
string(71) "sot-terhiqet-shorti-per-renditjen-e-partive-ne-fletevotime-per-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 6:51

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 6:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për RTKlive se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet. 

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi. 

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë pak para hapjes së Qendrave të Votimit, në orën 06:59 të datës 12 tetor.