Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së - Gazeta Express
string(44) "sot-shenohet-dita-e-dyte-e-epopese-se-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 7:39

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 7:39

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e cila njihet si Dita e Dëshmorëve.

Me këtë rast organizohen homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të të rënëve për liri.

Ceremonitë e homazheve do të nisin që në orët e para të mëngjesit ku qytetarë dhe krerët e shtetit do bëjnë nderime në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, do të hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, e organizuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërkohë, në orën 19:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në nderim të sakrificës së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës.

Aktivitetet përmbyllen nesër, në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, me organizimin e manifestimit tradicional “Nata e Zjarreve” në Prekaz.

Advertisement
Advertisement
Advertisement