Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit - Gazeta Express
string(63) "sot-seanca-gjyqesore-ndaj-ish-kryeshefit-te-kek-nagip-krasniqit"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 9:59

Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 9:59

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca për ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin.

Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit te Zyres se Rregullatorit per Energj është njëri nga dëshmitarët në këtë rast.

Krasniqi akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Nagip Krasniqi si kryeshef i KEK-ut, në bashkëkryerje me Ymer Dragushën (ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit) akuzohen se nga nëntori i vitit 2022 e deri në fund të janarit të vitit 2023 kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat që i kanë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S.A”, në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin kapital të kalldasë së bllokut A5”.