Sot rinis Superliga, Llapi pret Dukagjinin - Gazeta Express
string(40) "sot-rinis-superliga-llapi-pret-dukagjini"

Gazeta Express

05/06/2020 8:12

Sot rinis Superliga, Llapi pret Dukagjinin

Gazeta Express

05/06/2020 8:12

Pas gati tre muajve pauzë shkaku i koronavirusit, sezoni 2019/20 i Ipko Superligës së Kosovës do të rinisë sot me ndeshjen në stadiumin Zahir Pajaziti, ku do të përballen Llapi me Dukagjinin.

Sot në orën 16:00 do të rinisë kampionati vendor me një përballje interesante mes Llapit që ende synon t’i afrohet kreut të tabelës dhe Dukagjinit që po rrezikon të bie nga liga në fund të sezonit pasi që radhitet në pozitën e fundit në tabelë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas pak javësh stërvitje, dy skuadrat do të tentojnë ta japin më të mirën nga vetja në fushën e lojës, duke e dëshmuar përgatitjen e vet përkundër që s’kanë zhvilluar ndeshje që pothuajse tre muaj, që nga fillimi i marsit.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në Ipko Superligën e Kosovës – në xhiron e shtatë, më 28 shtator të vitit të kaluar – Llapi kishte fituar me rezultat 2:1, përkundër që kishte qenë me dhjetë lojtarë të fushë. Golin e fitores e kishte shënuar Mërgim Pefqeli, i cili në minutën e 80-të la të shtangur portierin mysafir Neziri.

Ndërsa, Dukagjini doli me rezultat më të mirë nga dueli i dytë kundër Llapit, këtë herë si vendas. Ndeshja, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së 18-të, më 16 shkurt, përfundoi me rezultat 0:0.

Dukagjini do të shpresojë që do të marrë pikë nga kjo ndeshje pasi që i duhen të gjitha pikët që mund t’i fitojë nga 11 xhirot e mbetura deri në fund të sezonit për ta siguruar mbijetesën, të cilën megjithatë do ta ketë të vështirë për ta arritur, pasi që i ka vetëm dhjetë pikë.

Në anën tjetër, Llapi radhitet në pozitën e gjashtë në tabelë dhe është jashtë garës për titullin e kampionit, përkundër që trajneri Tahir Batatina e ka bërë të qartë se ai nuk është dorëzuar. /Gazeta Express/