Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/05/2020 16:39

Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra

Lajme

Gazeta Express

23/05/2020 16:39

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se 138 qytetarë të Kosovës sot udhëtuan për në Prishtinë nga kryeqyteti britanik.

Ambasada e Kosovës në Londër përmes një postimi në Facebook ka thënë se 138 qytetarët që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada do të riatdhesohen në Kosovë,raporton Gazeta Express.

“Sot u realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Londra për në Prishtinë.138 qytetar që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka falenderuar bashkëatdhetarët dhe institucionet e Kosovës për koordinim profesional.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mire”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Express/