Sot Qeveria Haradinaj mban mbledhje, 11 pika në rend të ditës - Gazeta Express

Sot Qeveria Haradinaj mban mbledhje, 11 pika në rend të ditës

Ballina

Gazeta Express

22/01/2020 9:08

Ndonëse kanë kaluar tre muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt vazhdon të jetë në detyrë.

Sot në orën 13:00 kjo qeveri do ta mbajë mbledhjen e 117-të me radhë.

Në rend të ditës janë 11 pika të cilat do të shqyrtohen.

Në mesin e pikave që pritet të shqyrtohen në kabinetin qeveritar është edhe programi për reforma në ekonomi për vitin 2020 në kuadër të Ministrisë së Financave.