Mbi 27.000 maturantë në të gjithë vendin do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.
Provimi zhvillohet në145 qendra në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 640 mësues do të korrigjojnë testet.
Pajisjet elektronike janë të ndaluara gjatë procesit e për këtë arsye janë marrë edhe masa ekstra në institucionet arsimore, duke i pajisur ambientet e testimit me bllokues valësh.
Më 3 qershor, maturantët testuan njohuritë e tyre në lëndën e gjuhës së huaj.
Risi për këtë vit janë edhe testet e personalizuara për 140 maturantë me aftësi ndryshe.