Sindikata e pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it kanë bërë të ditur se sot, duke filluar nga ora 10:00, do të protestojnë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Sindikata e Panvarur e Punëtorëve të KOSTT-it kjo protestë do të jetë paqësore.
Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se arsyeja e protestës është kërkesa legjitime për rritje të pagave, përkundër rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës dhe kontributit të madhe të punëtorëve tanë në sistemin energjetik të vendit.