Adnan Merovci ka bërë të ditur për publikun se në nder të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të promovoj librin me titull “Pengu”.
Sot me datë 06 qershor nga ora 12:00 në hapësirat e kino “Armata” do të promovohet libri më i ri i shkrimtarit Merovci.
Pos promovimit të librit do të ketë edhe shfaqje dokumentari me pikërisht të njëjtin titull, “Pengu”.
Nga ora 12:00, transmetohet filmi dokumentar “Pengu”, nga ora 12:30 do të mbahet diskutim për librin nga recensentët, në 12:50 do të flet vetë autori përderisa në 13:00 do të mbyllet ky event.
/Gazeta Express