Sot pritet të votohet Kurti 3, cilët ishin ministrat që i propozoi Kurti vjet e cilët Konjufca - Gazeta Express
string(94) "sot1-pritet-te-votohet-kurti-3-cilet-ishin-ministrat-qe-i-propozoi-kurti-vjet-e-cilet-konjufca"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 14:13

Sot pritet të votohet Kurti 3, cilët ishin ministrat që i propozoi Kurti vjet e cilët Konjufca

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 14:13

Sot, duke filluar nga ora 17:00, pritet të nis seanca konstituive e Kuvendit për legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për dallim nga situata e vitit të kaluar, ku pati bllokada, e ngecje, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh sot. Pasi që, përveç konstitiumit të parlamentit, pritet të bëhet edhe formimi i qeverisë së re. Votimi i qeverisë Kurti 3 duhet të zhvillohet në një seancë të re nga ajo e konstiuimit të Kuvendit. Dhe se njëjta, zhvillohet pas mandatimit që i bën presidentja Vjosa Osmani të propozuarit nga LVV’ja për kryeministër.

Lider i VV’së, Albin Kurti, vitin e kaluar pas ngërçit disa mujor, arriti që të propozoj edhe kabinetin e tij qeveritar, megjithatë, i njëjti s’u votua.

Në propozimin e tij, u bë e ditur për disa ndryshime në ekzekutivin e ri. Njëri prej tyre ishte ish-kryetar i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u propozua për Ministër të Jashtëm. Emra të tjerë pati edhe si ai i Fatmir Spahiut, i cili do të pasonte Hajrulla Çekun. Avni Zogiani ishte emri tjetër që ndryshonte nga qeveria Kurti 2, e i cili do të pasonte Arbërie Nagavcin në pozitën udhëheqëse të ministrisë së Arsimit. Emri tjetër që në propozimin e Kurtit që mori vëmendje ishte edhe ai i Dimal Bashës. Basha që kishte funksionin e kryetarit të Kuvendit, u propozua për ministër të Infrastrukturës, në vend të Liburn Aliut, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Emrat e propozuar vitin e kaluar nga Kurti për qeverinë e tij:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca; Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla; Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka; Ministër i Financave – Hekuran Murati; Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti; Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci; Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla; Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu; Ministër i Shëndetësisë  – Arben Vitia; Ministër i Arsimit – Avni Zogiani; Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu; Ministër i Sportit – Blerim Gashani; Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri; Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli; Ministër i Bujqësisë – Armend Muja; Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha; Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari; Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli=; Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq; Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.

Përveç Kurtit, gjatë vitit të kaluar, mundësia për formim të qeverisë iu dha edhe numrit dy të VV’së, Glauk Konjufca. Edhe pse vendimi i Osmanit për të ia dhënë mandatarin Konjucës, u kritikua nga opozita, nënkryetari i VV’së, bëri propozimet e tija, të cilat, njëjtë si Kurti, s’morën shumicën.

Konjufca bëri pothuajse propozime të njëjta me Kurtin për kabinetin qeveritar. Dallimet e vetme që Konjufca pati me Kurtin sa i përket emrave, ishte lidhur me ministrinë e Infrastrukturës.

Përderisa Kurti për këtë pozitë propozoi Bashën, Konjufca propozoi Besnik Bislimin. Dallimi tjetër ishte me emrat e vetë këtyre dyve, e që kishte të bënte me udhëheqësin e MPJD’së. Kurti propozoi Konjufcën për ministër të Jashtëm, ndërsa kur i erdhi radha, Konjufca ‘ia kthehu nderin’’ dhe e propozoi liderin e tij për këtë pozitë.

Emrat e propozuar nga Konnufca për kabinetin e tij qeveritar:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti; Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla; Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka; Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati; Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti; Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci; Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu; Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia; Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani; Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu; Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani; Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri; Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli; Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja; Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi; Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari; Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli; Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq; Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall.

Sa i përket kësaj çështje, është deklaruar edhe vetë Kurti. Edhe s’ka dhënë emra, kryetari i VV’së ditë më parë paralajmëroi ndryshime në kabinetin e tij. Ai tha se disa nga emrat që ka propozuar ai dhe Konjufca do të jenë të njëjtë, por disa do të jenë të tjerë.

Ndryshe, votimi i qeverisë duhet të bëhet në një seancë të re nga ajo e konstiuimit të Kuvendit. Dhe se njëjta, zhvillohet pas mandatimit që i bën Osmani të propozuarit nga LVV’ja për kryeministër. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement