Sot pritet të shkarkohet ministrja Mizrahi - Gazeta Express
string(42) "sot-pritet-te-shkarkohet-ministrja-mizrahi"

Sot pritet të shkarkohet ministrja Mizrahi

Gazeta Express

14/02/2020 11:35

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot caktoi seancë për propozimin për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi.

Shkarkimin e saj e ka kërkuar kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski me arsyetimin se ministrja Mizrahi po e shkel Kushtetutën me atë se nuk po e respekton emrin kushtetues.

Lexo Edhe:

Ndryshe, ministrja e MPPS-së refuzoi të ndryshojë tabelën dhe të vendosë tabelë të re me emrin e ri në ministri dhe se është e gatshme të paguajë dënim prej 5.000 eurove që të mos bëj një gjë të tillë.


Sot në Kuvend do të debatohet edhe për Ligjin për Prokurori Publike.