string(99) "sot-plotesohet-grupi-kuqezi-gjendja-fizike-faktori-kryesor-per-ta-pergatitur-formacionin-anti-serbi"

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 13:59

Sot plotësohet grupi kuqezi, gjendja fizike faktori kryesor për ta përgatitur formacionin anti-Serbi

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 13:59

Kombëtarja shqiptare do t’i vijojë sot pasdite përgatitjet për duelin e të shtunës kundër Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:30 në ambientet e kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

Trajneri i përfaqësues Sylvinho do t’i ketë në dispozicion edhe dy lojtarët e fundit që nuk i ishin bashkuar grupit, Jasir Asani dhe Arlind Ajeti.

Aspekti kryesor është verifikimi nga afër i gjendjes fizike të çdo lojtari pas mbërritjes së tyre nga klubet ku mbyllen sezonet e gjata, shkruan vizionplus.

Nga performanca në stërvitje e futbollisteve do të varet shumë edhe qasja e teknikut Sylvinho mbi formacionin, edhe pse tanimë trajneri e ka treguar se është fanatik i emrave dhe i skemës dhe ndaj Serbisë nuk priten ndryshime thelbësore.

aaaaa