string(60) "sot-perpjekja-e-29-te-per-konstituimin-e-kuvendit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 6:55

Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 6:55

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.

Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi. 

aaaaa