Sot përfundon afati për evidentimin e personave që s’kanë mundësi të shkojnë në vendvotim - Gazeta Express
string(88) "sot-perfundon-afati-per-evidentimin-e-personave-qe-skane-mundesi-te-shkojne-ne-vendvotim"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 10:59

Sot përfundon afati për evidentimin e personave që s’kanë mundësi të shkojnë në vendvotim

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 10:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin dhe evidentimn e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Për të lehtësuar procesin e regjistirmit, KQZ ka funksionalizuar platfomën elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org, e cila do të jetë e qasshme deri më 7 tetor 2025, ndërkohë afatet janë si në vijim:

I. Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione, i cili ka filluar më 15 shtator, do të përfundojë më 2 tetor 2025

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufiziuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarëve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektornike.

II. Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta, i cili ka filluar më 7 shtator, do të përfundojë më 7 tetor 2025

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

III. Rregjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta, i cili ka filluar më 7 shtator, do të përfundojë më 7 tetor 2025

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.