Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve - Gazeta Express
string(67) "sot-perfundon-afati-i-partive-politike-per-deklarim-te-koalicioneve"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 8:13

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 8:13

Sot, më 23 qershor, do të përfundojë afati për partitë politike për të formuar koalicionet e tyre për të garuar në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, në garën për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale.

Por, deri më tani, vetëm 2 parti politike e kanë njoftuar KQZ-në se në këto zgjedhje do të garojnë së bashku, duke lënë të nënkuptohet se partitë politike parapëlqejnë që në zgjedhjet lokale garën ta bëjnë pa bashkime politike të zyrtarizuara në KQZ.

Sipas njoftimit të fundit nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deri të premten vetëm dy parti politike, Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan me emrin “Koalicija Vakat” kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përms koalicionit.

Sipas KQZ-së, më 23 qershor do të përfundojë edhe afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Elezi ka thënë se “sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj”.