Turneu Tradicional “Lutfi Limani” në futboll të vogël nis sot në fshatin Gadime të Lipjanit.
Tash e disa vite ky turne organizohet, duke u bërë tradicional dhe me pjesëmarrje masive të ekipeve.
Vendi i parë do të fitojë 2500 euro, kurse finalisti 500, shkruan Gazeta Express.
Turneu do të nis sot me ndeshjen mes veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranëve të futbollit.
Finalja e madhe do të zhvillohet me datë 17 korrik.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...