Sot rikthehet futbolli në tri prej ligave kryesore në Evropë, me Premierligën, Bundesligën dhe Ligue 1 që nisin 2022/23.
Vëmendja është te ajo që vlerësohet si liga më e fortë në botë, Premierliga, teksa që në ndeshjen hapëse do të jetë interesant, shkruan Gazeta Express.
Crystal Palace do të jetë nikoqir i Arsenalit, me ndeshjen që fillon nga ora 21:00.
Në Bundesliga, kampioni në fuqi, Bayern Munichi do të luajë në udhëtim te Eintracht Frankfurti.
Ndërkohë, Lyon – Ajaccio është ndeshja hapëse në Ligue 1 të Francës. /Gazeta Express/