Sot nis regjistrimi në universitete - Gazeta Express
string(35) "sot-nis-regjistrimi-ne-universitete"

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 10:25

Sot nis regjistrimi në universitete

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 10:25

Në të gjitha universitetet e vendit ka nisur sot regjistrimi i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë. Regjistrimet do të zhvillohen nga sot, 29 gusht deri më 11 shtator.

Hapat që duhet të ndjekin studentët:

Identifikohu- Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar te Këndi i Maturantit.

Kontrolloni këndin- Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues, me ngjyrë të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme.

Afati është 48 orë- Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë.

Kujdes kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar, por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë.

Regjistrohu- Për tu regjistruar në degën ku jeni fitues paraqituni në Sekretarinë e fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme.