Sot në Shkup ngrihet zëri për mbrojtjen e gjuhës shqipe - Gazeta Express
string(55) "sot-ne-shkup-ngrihet-zeri-per-mbrojtjen-e-gjuhes-shqipe"

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2026 10:15

Sot në Shkup ngrihet zëri për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2026 10:15

Nga Klevis Balliu

Protesta e studentëve shqiptarë është një akt kurajoz dhe thellësisht patriotik që tregon vlerat, guximin dhe dashurinë e të rinjve tanë për kombin dhe identitetin tonë. Ata po dëshmojnë se gjuha shqipe nuk është thjesht një mjet komunikimi, por është themeli i identitetit, historisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.

Mohimi i të drejtës së studentëve për të dhënë provimet në gjuhën shqipe është një shkelje flagrante e Marrëveshja e Ohrit, por edhe mohim i një të drejte themelore të një populli në vendin e vet.

Sulmi që po i bëhet gjuhës shqipe është një sulm ndaj së vërtetës, ndaj bashkëjetesës dhe stabilitetit në rajon. Askush nuk mund të cenojë të drejtën e shqiptarëve për gjuhën e tyre.

Ky sulm ushqehet nga rryma serbofile që përpiqen të nxisin gjuhën e urrejtjes dhe tensione të panevojshme në rajon.

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup sot po frymëzon mbarë kombin shqiptar që të bashkohet rreth njëri-tjetrit për të mbrojtur të vërtetën, dinjitetin dhe identitetin tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement