Sot në Rahovec varroset poeti Xhevdet Bajraj - Gazeta Express
string(44) "sot-ne-rahovec-varroset-poeti-xhevdet-bajraj"

Sot në Rahovec varroset poeti Xhevdet Bajraj

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 7:24

Poeti Xhevdet Bajraj i cili ka vdekur më 22 qershor, do të varroset sot – në vendlindjen e tij, Rahovec.

E Komuna e Rahovecit do të organizojë një sërë aktivitetesh për nder të poetit Xhevdet Bajraj.

Lexo Edhe:

Bajraj që nga viti 1999 jetonte dhe vepronte në Meksikë.

Ai njihet për një numër veprash të përkthyera edhe në gjuhën spanjolle.

Organizimet për nder të poetit Bajraj.

14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Pas varrimit – Orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj, në kafenenë “Hardhia” në Rahovec. /Express