Sot në Prishtinë mbahet 'Dita e Biznesit Francez në Kosovë' - Gazeta Express
string(57) "sot-ne-prishtine-mbahet-dita-e-biznesit-francez-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 7:51

Sot në Prishtinë mbahet ‘Dita e Biznesit Francez në Kosovë’

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 7:51

Këshilli i Investitorëve Evropian, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, sot (e enjte) do të organizojë French Business Day in Kosovo (Dita e Biznesit Francez në Kosovë), edicionin e parë të një forumi të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të mundësive të investimit midis Kosovës dhe Francës.

Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Këshillit të Investitorëve Evropian dhe Ambasadës së Francës në Kosovë dhe synon të shërbejë si një platformë e vazhdueshme për dialog dhe bashkëpunim ekonomik.

Forumi do të hapet me fjalë hyrëse nga Emrush Ujkani, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, dhe Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve qeveritare.

Gjatë ditës do të zhvillohen panele tematike që analizojnë potencialin e sektorit financiar në Kosovë për mbështetjen e investimeve, tranzicionin energjetik dhe agjendën e gjelbër, partneritetet publiko-private në sektorë strategjikë, si dhe zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit. Në diskutime do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga Banka Qendrore e Kosovës, Banka Botërore, BERZH-i, AFD – Agjencia Franceze për Zhvillim, si dhe investitorë dhe kompani franceze, ndërkombëtare dhe vendore.

Ngjarja do të përmbyllet me sesione të dedikuara rrjetëzimi, si mundësi konkrete për bashkëpunim ndërmjet institucioneve, investitorëve dhe bizneseve aktive nga Kosova, Franca dhe rajoni.

“French Business Day in Kosovo (Dita e Biznesit Francez në Kosovë) synon të promovojë Kosovën si destinacion investimesh, të fuqizojë dialogun publiko-privat dhe të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Francës”, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement