Sot në orën 17:00 takohen Kurti e Mustafa? - Gazeta Express
string(39) "sot-ne-ora-1700-takohen-kurti-e-mustafa"

Sot në orën 17:00 takohen Kurti e Mustafa?

Gazeta Express

11/12/2019 14:54

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot gjatë ditës, kanë bërë të ditur burime brenda partive për Gazetën Express

Takimi sipas këtyre informacioneve do të ndodhë në orët e pasdites në Kuvend të Kosovës dhe fillon në orën 17:00, mirëpo ky takim nuk është konfirmuar nga partitë zyrtarisht.

Lexo Edhe:

Kurti dhe Mustafa do të shihen pas një jave, prej kur këta dy nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion. Liderët nuk u pajtuan për ndarje të pozitave derisa pati edhe akuza në mes të dy partive.

Pas kësaj Kurti i kishte shkruar Mustafës, ndërsa thirrjes për takim me sa duket i ishte përgjigjur gjatë vikendit kreu i LDK-së.

Takimi në mes të krerëve të partive, vjen në ditën e parë të kthimit të Kurtit nga Gjermania, aty ku qëndroi disa ditë për vizitë zyrtare.

Mëngjesin e ditës së sotme nga partitë kishin konfirmuar se nuk është paraparë ndonjë takim gjatë ditës. /GazetaExpress/