Në Kuvend do të mbahet seancë plenare. Në rend dite është zgjedhja e Goce Naumovskit për gjyqtar të ri kushtetues. Deputetët duhet të deklarohen edhe për propozimin e LSDM-së për ndryshime në Ligjin për pagën minimale. Opozita kërkon pagë minimale prej 600 euro.
Paraprakisht, deputetët duhet t’i konstatojnë dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, si dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska.
tag_katrorimaqedoni_2