Sot në Kalendar/ Bob Dylan - Gazeta Express
string(25) "sot-ne-kalendar-bob-dylan"

Arte

Gazeta Express

24/05/2022 21:33

Sot në Kalendar/ Bob Dylan

Arte

Gazeta Express

24/05/2022 21:33

Bob Dylan, emri origjinal Robert Allen Zimmerman, (lindi më 24 maj 1941, Duluth, Minesota, SHBA), këngëtar popullor amerikan i cili kaloi nga muzika popullore në rok në vitet 1960, duke gershetuar tekstet e rock and roll-it me intelektualizmin e letërsisë dhe poezisë klasike. I cilësuar si Shekspiri i brezit të tij, Dylan shiti dhjetëra miliona albume, shkroi më shumë se 500 këngë të regjistruara nga më shumë se 2000 artistë, interpretuar në të gjithë botën dhe vendosi standardet për shkrimin e lirikëve. Ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2016.

Disa prej thënieve të tij më të famshme:

Lexo Edhe:

“Unë nuk përkufizoj asgjë, as bukurinë e as patriotizmin. E marrë çdo gjë ashtu siç është, pa rregulla paraprake se çfarë duhet të jetë”

“Mos kritikoni atë që nuk mund ta kuptoni”

“Unë do të qendroj në oqean derisa të filloj të fundosem”

“Një hero e mendoj dikë që e kupton shkallën e përgjegjësisë që vjen me lirinë e tij”

/Gazeta Express