Sot ndahet Topi i Artë, a do ta fitojë Messi të 7-in, apo Lewandowski të 1-in? - Gazeta Express
string(75) "sot-ndahet-topi-i-arte-a-do-ta-fitoje-messi-te-7-in-apo-lewandowski-te-1-in"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 10:06

Sot ndahet Topi i Artë, a do ta fitojë Messi të 7-in, apo Lewandowski të 1-in?

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 10:06

Lionel Messi do të kërkojë ta fitojë Topin e Artë për herë të shtatë rekorde, por ai përballet me konkurrencë nga Robert Lewandowski i cili e synon çmimin individual për herë të parë në karrierë.

Revista franceze Frace Football vendosi të mos e ndaj fare Topin e Artë vitin e kaluar por çmimi më prestigjioz individual për futbollistë rikthehet këtë vit sonte në një ceremoni në Paris, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fituesi aktual Messi, Robert Lewandowski dhe Karim Benzema shihen si tre favoritët kryesorë.

Ku dhe si mund ta përcillni ceremoninë e Topit të Artë?

Topi i Artë do të ndahet në një gala mbrëmje sonte në kryeqytetin francez.

Futbollistët do të ecin në tepihun e kuq në nga ora 19:00, ndërsa ceremonia do të fillojë zyrtarisht në orën 20:30.

Ajo mund të ndiqet drejtpërdrejt në Eurosport.

Kush do ta fitoj Topin e Artë?

Analistë të shumtë dhe bastet botërore e shohin Messin si fitues të Topit të Artë për vitin 2021.

Messi e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar.

Lewandowski, ndërkohë, i ndihmoi Bayern Munichut ta fitojë Bundesligën dhe i fitoi çmimet e golashënuesit më të mirë në Evropë dhe në Gjermani. /Gazeta Express/