Sot mot i ngrohtë, në fundjavë parashikohen reshje shiu - Gazeta Express
string(54) "sot-mot-i-ngrohte-ne-fundjave-parashikohen-reshje-shiu"

Sot mot i ngrohtë, në fundjavë parashikohen reshje shiu

Lajme

Gazeta Express

24/03/2023 7:06

Te premten mban mot i mirë, derisa në fundjavë, të shtunën mbrëma dhe të dielën në mëngjes, me mundësi edhe për reshje kalimtare shiu.

Në fillim të javës pritet ndryshim i situatës sinoptike.  Do të mbajë mot i paqëndrueshëm, ku priten edhe të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.

Lexo Edhe:

Kushtet e qëndrueshme të motit, mbajnë ndotësit ajror më të përqendruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës vende-vende indeksi do jetë në vlera të pranueshme.

24.03 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

25.03 – Pjesërisht vranët.  Më vonë në mbrëmje, reshje lokale shiu.

26.03 – Herët në mëngjes reshje kalimtare shiu.  Ditën intervale me diell.

27.03 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohë pas kohe.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C e 6C, e ato maksimale arrin vlera edhe mbi 20C ditën e premte, e deri të hënën zbresin edhe në 13C e 15C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s, e nga e hëna ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike përreth vlerave normale, me tendencë të rënies deri ditën e hënë.