Sot mot i ftohtë, do të ketë dhe ngrica - Gazeta Express
string(38) "sot-mot-i-ftohte-do-te-kete-dhe-ngrica"

Sot mot i ftohtë, do të ketë dhe ngrica

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 7:37

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët.

IHK njofton se ngricat tashmë janë prezentë në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë.

Lexo Edhe:

“Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë.

IHK tutje thekson se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.