Sot merret vendimi për votat e diasporës - Gazeta Express
string(40) "sot-merret-vendimi-per-votat-e-diaspores"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:01

Sot merret vendimi për votat e diasporës

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:01

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot në ora 13:00 do dal me vendim rreth ankesës së Vetëvendosjes për vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për votat e diasporës, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Mul Desku nga PZAP-ja.

Lexo Edhe:

 “Ankesa është ende duke u shqyrtuar dhe analizuar. Pas drekës ose në orën 13:00, PZAP’ja besoj që do të dal me një vendim  për kërkesën e Vetëvendosjes rreth ankesës së tyre për vendimin e KQZ-së për votimin e diasporës. Se cili është vendimi nuk e di dhe mbetet ta shohim pas orës 13:00“, ka thënë ai për Express.

KQZ ka vendosur që të bëjë verifikimin e aplikacioneve të votuesve të diasporës duke i thirrur përmes telefonit në periudha të ndryshme kohore. Ndaj këtij vendimi LVV dhe organizata ‘Germin’ kanë bërë ankesë në PZAP.

Kundër këtij vendimi të KQZ’së doli edhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Ajo përmes një letre dërguar KQZ-së ka thënë që e drejta e votës është fundamentale dhe e garantuar dhe si e tillë nuk mund të kushtëzohet me telefonatë.

Këtë vendim të KQZ’së e ka komentuar edhe avokati i Popullit Naim Qelaj. Ai  ka thënë se verifikimi e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt duhet të bëhet. Megjithatë sipas tij KQZ’ja gjatë procesit të verifikimit nuk duhet të ja humb askujt të drejtën e votës./Gazeta Express/