Ditën e fundit të shtatorit, megjithëse kalojnë vransira nuk paraqiten kushte për të reshura. Do të ketë intervale më të gjata me diell. Në aspektin termik mbetet freskët, me maksimale që shënojnë një rritje të lehtë deri në 16C e 19C. Minimalet në mëngjes, luhaten ndërmjet 8C e 12C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-5m/s.
Vransirat shtohen gjatë ditës së mërkurë. Më vonë të reshurat e shiut fillojnë të përfshinë vendin. Temperaturat zbresin në 14C e 15C. Natën viseve malore, me rënie të mëtutjeshme të temperaturës, parashihen reshje dëbore, që gradualisht krijojnë shtresë përgjatë ditës së enjtë, me reshje më të vazhdueshme, ku zonave të ulëta, do jenë në formë shiu.
Temperaturat zbresin deri në 4C e 2C ditën e premtë, e mundësitë për reshje dëbore parashihen edhe në pjesë të ulëta, kryesisht përreth rrafshit të Kosovës. Shtresë dëbore mund të formohet edhe përgjatë pjesëve të larta të Prishtinës. Duke shkuar në fundjavë reshjet pushojnë, e temperaturat fillojnë të ngrihen deri në 10C, të shtunën.
Depërtimi i këtyre masave të ftohta ajrore do të shoqërohet edhe me erëra të ftohta veriore që frynë me hove deri në 12m/s.