Sot mblidhen katër komisione - Gazeta Express
string(28) "sot-mblidhen-kater-komisione"

Sot mblidhen katër komisione

Gazeta Express

28/09/2020 8:19

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të mbajnë sot mbledhje.

Komisioni për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të mblidhet në orën 09:30, ku do pritet të shqyrtohet dhe plotësohet plani i punës së komisionit për sesionin vjeshtor.

Lexo Edhe:

Në orën 10:00 do të mblidhet edhe komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku veç miratimit të rendit të ditës, ka edhe miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 17 qershor, 15, 28 korrik dhe 22 shtator.

Edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë do të mblidhet sot. Ky komision fillimisht do të bëjë miratimin e rendit të ditës, më pas do të vazhdojë me përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm, caktimin e intervistave për dëshmitar dhe të ndryshme. Komisioni do të mblidhet në orën 11:00.

Ndërsa në orën 14:00 do të mblidhet Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në fillim të mbledhjes do të bëhet miratimi i rendit të ditës që është pika e parë, e më pas pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë plani operativ i punës, dëshmia e dëshmitarit përmes video-lidhjes ku në ora 15:00 do të lidhet ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.