string(34) "sot-mbahet-seanca-e-27-te-me-radhe"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 6:52

Sot mbahet seanca e 27-të me radhë

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 6:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen përsëri për të zhvilluar seancën e 27-të me radhë.

Pas një varg tentimesh, për herë të parë seanca u shtye për 24 orë, e jo si zakonisht 48 sosh. Kjo për shkak që të premten është festa e Kurban Bajramit.

Deputetët e opozitës po kundërshtojnë idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të votohet në mënyrë të fsheftë.

Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje nuk po tërhiqen nga propozimi i saj për kandidat për kryetar të Kuvendit.

Theksojmë se sot presidentja e vendit Vjosa Osmani mblodhi në një takim përfaqësuesit e partive poltike mirëpo në atë takim nuk është diskutuar lidhur me ngërçin politik por vetëm për zgjedhjet lokale.

Seanca nis në ora 11:00.

aaaaa