Sot mbahet gjykimi ndaj të dyshuarit S.S. për krime lufte në Kosovë - Gazeta Express
string(66) "sot-mbahet-gjykimi-ndaj-te-dyshuarit-s-s-per-krime-lufte-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 7:41

Sot mbahet gjykimi ndaj të dyshuarit S.S. për krime lufte në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 7:41

Sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit me inicialet S.S., i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë, konkretisht në Komunën e Vushtrrisë.

S.S. është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ai u ndalua për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në veprime që përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare të luftës.

Sipas njoftimit, S.S. dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.