Sot konstituohet kuvendi. Seanca e parë e legjislaturës së 11-të ka karakter ceremonial, drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe i vetmi vendim që merr është ngritja e komisionit që verifikon mandatet e deputetëve.
Pas refuzimit të Sali Berishës fhe Tritan Shehut, si deputetët më të vjetër, pritet që seancën ta hapë ligjvënësi socialist Vasil Llajo.
Parlamenti rimblidhet sërish pasditen dhe deputetët bëjnë betimin.
Në këtë seancë do të zgjidhet me votim të fshehtë kryetari i ri i Kuvendit, post për të cilin kryeministri Rama propozoi Niko Peleshin dhe nënkryetare nga PS, Klodiana Spahiu.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...