Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm të trishtë. Moderatorja ka humbur gjyshen e saj, person shumë të dashur dhe të rëndësishëm në jetën e saj.
Valbona publikoi një fotografi prekëse, ku gjyshja shfaqet e shtrirë në krevat ndërsa pranë saj qëndron bashkëshorti, duke e mbajtur për dore. Ajo tregoi se të dy kanë qenë shembull i një dashurie të pastër dhe të pandashme, e cila, sipas saj, nuk shuhet kurrë.
Me fjalë plot dhimbje, Valbona shkroi se kjo humbje i ka thyer zemrën për herë të dytë, pasi më herët kishte humbur babain.
“Nuk kam besuar te dashuria, por ju të dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk vdes kurrë. Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.”

Ajo shtoi se ngushëllimi i vetëm në këtë humbje të madhe është mendimi se gjyshja tani është bashkuar me babanë e saj:
“Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti. Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.”
Në fund, Valbona theksoi se kujtimet dhe dashuria e gjyshërve do të mbeten përgjithmonë të gjalla:
“Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.”
Mesazhi i saj ka ngjallur reagime të shumta ngushëlluese nga fansat dhe miqtë, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe forcë në këtë moment të vështirë. /GazetaExpress/